Ndërlidhjet

Vritet edhe një gazetar pakistanez


Protesta kunder vrasjes së gazetarëve, Pakistan

Protesta kunder vrasjes së gazetarëve, Pakistan

Policia në jugperëndim të provincës Balochistan të Pakistanit tha se sulmues me një motoçikletë kanë qëlluar për vdekje gazetarin lokal Mahmud Afridi.

Zyrtar i lartë i policisë, Ahmed Shah Lango tha se Afridi u vra të premten, derisa po shkonte në një klub shtypi në qytetin Kalat.

Lango tha se Afridi punonte për gazetën lokale Intikhab dhe ishte president i klubit të shtypit në Kalat.

Afridi është gazetari i dytë i vrarë në Pakistan gjatë kësaj jave.

Malak Mumtazi i kanalit televiziv privat, Geo, u vra përballë një klubi shtypi lokal në Vaziristanin Verior më 27 shkurt.

Reporterët pa Kufij thonë se Pakistani ka qenë vendi i tretë më vdekjeprurës për gazetarët gjatë vitit të kaluar, pas Sirisë dhe Somalisë.
XS
SM
MD
LG