Ndërlidhjet

Obama nënshkruan urdhrin për shkurtimet


Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan Barak Obama ka nënshkruar urdhrin për zbatimin e shkurtimeve automatike në vlerë prej 85 miliardë dollarësh.

Obama kundërshtoi shkurtimet dhe iu kërkoi demokratëve dhe republikanëve që të gjejnë një kompromis, por meqë afati për urdhërimin e shkurtimeve afrohej në mesnatën e 1 marsit dhe nuk kishte shenja të një marrëveshjeje, ai ka nënshkruar urdhrin.

Shkurtimet e thella, të njohura si sekuestrim, shihen si një mjet për të kapërcyer dallimet në ballafaqimin me borxhin prej 11.7 trilionë dollarësh.

Shkurtimet janë pjesë e një ligji të miratuar dy vjet më parë, i cili kishte për qëllim të ishte aq dënues, sa të detyronte demokratët dhe republikanët të gjejnë një kompromis.

Shkurtimet do aplikohen deri në 5 për qind për agjencitë vendase dhe 8 për qind për Pentagonin dhe aplikohen nga 1 marsi deri më 1 tetor.
XS
SM
MD
LG