Ndërlidhjet

Në shtator, Obama merr pjesë në G20 në Rusi


Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus, Vlaldimir putin, qershor, 2012

Presidenti amerikan Barack Obama dhe ai rus, Vlaldimir putin, qershor, 2012

Presidenti amerikan Barak Obama do të udhëtojë në Shën Petërsburg të Rusisë në muajin shtator për të marrë pjesë në samitin e G20-ës atje.

Shtëpia e Bardhë përveç njoftimit konfirmoi gjithashtu se Obama do të marrë pjesë në samitin e G8-ës në Irlandën Veriore në muajin qershor.

Konfirmimi i pjesëmarrjes së Obamës në të dy samitet erdhi pasi ai dhe presidenti rus Vladimir Putin folën me telefon të premten.

Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini thanë se Obama dhe Putin do të takohen së bashku në margjina të të dy samiteve.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës kanë qenë të tensionuara kohët e fundit mbi një sërë çështjesh, duke u nisur nga dallimet mbi zgjidhjen e konfliktit sirian e deri te ndalimi i birësimeve të fëmijëve rusë nga familjet amerikane.
XS
SM
MD
LG