Ndërlidhjet

Rusia e "shqetësuar" me autopsinë e Shatto-s


Max Shatto
Max Shatto
Rusia ka shprehur shqetësim rreth raportit të mjekësisë ligjore në SHBA, që thotë se djaloshi i adoptuar rus Max Shatto ka vdekur aksidentalisht dhe se plagët i ka shkaktuar vetë.

Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Konstantin Dolgov tha se rezultatet e autopsisë mbi djaloshin tre-vjeçar, që vdiq në janar, i konsideron të paplota dhe kërkoi nga zyrtarët amerikanë që t’ia sigurojnë Rusisë dokumentet e nevojshme për të studiuar çështjen.

Të shtunën, disa mijëra aktivistë pro-Kremlinit u mblodhën për një marshim në Moskë në mbështetje të vendimit për ndalimin e birësimeve të huaja.
XS
SM
MD
LG