Ndërlidhjet

Kapen katër klandestinë në Han të Elezit


Hani i Elezit, Kosovë. 1 mars, 2013
Hani i Elezit, Kosovë. 1 mars, 2013
Doganat e Kosovës kanë njoftuar se oficerët doganorë, të premten pasdite kanë ndaluar një grup prej 4 shtetasve te huaj, që përmes një ngarkese komerciale, tentuan të futen ilegalisht në Kosovë.

“Gjatë procedurës së zhdoganimit të mallrave nga një kompani kosovare e cila importonte mallra nga Turqia, oficerët doganorë arritën të gjenin të fshehur brenda maunës katër shtetasit e huaj, që të gjithë me origjinë nga vendet aziatike”, thuhet në komunikatën për media të Doganave.

Pas zbulimit, Policia e Kosoves, ka marrë rastin përsipër dhe ka bërë arrestimin e katër personave.

Ky është rasti i dytë i zbulimit te tentimit të hyrjeve ilegale të personave brenda javës, pasi tri ditë më herët ishte parandaluar hyrja e tre personave të tjerë, në një mënyrë identike të transportit.

Dogana njofton se ka intensifikuar kontrollet, pasi që janë rritur dyshimet se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar të kontrabandës me njerëz, që tentojnë të shfrytëzojnë Kosovën si vend transit.
XS
SM
MD
LG