Ndërlidhjet

Obama kërkon kompromis


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Vetëm pak orë pasi që hyri në fuqi skuestrimi, që ka të bëjë me shkurtime buxhetore, presidenti amerikan Barack Obama i bëri presion Kongresit që të punojë me të në arritjen e një kompromisi për të ndalur krizën fiskale, që sipas tij, ka “nisur të shkaktojë dhimbje” mes komuniteteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Obama dhe një grup dypartiak i kongresit nuk arritën të premten që të shmangin reduktimet e thella të shpenzimeve të njohura si “sekuestrim”, që filluan automatikisht gjatë natës.

Nëse urdhri mbetet në vend, agjencitë qeveritare duhet të kursejnë 85 miliardë dollarë nga buxhetet e tyre, që nga e shtuna e deri më 1 tetor.

Shkurtimet me kalimin e kohës mund të shkaktojnë dëm ekonomik, humbje të vendeve të punës dhe frenim të gatishmërisë ushtarake.

“Këto shkurtime nuk janë të zgjuara”, ka thënë Obama në adresimin e tij të përjavshëm në radio dhe internet.

“Ato do të dëmtojë ekonominë tonë dhe të na kushtojë me vende pune. Kongresi mund t’i ndalojë ato në çdo kohë, sa më shpejt që të dy palët të jenë të gatshme për
kompromis. “

Obama të premten nënshkroi një urdhër për fillimin e zbatimit të shkurtimeve.
XS
SM
MD
LG