Ndërlidhjet

Obama: Shkurtimet nuk janë të zgjuara

  • RFE /RL

Barack Obama

Barack Obama

Vetëm pak orë pasi që hyri në fuqi sekuestrimi, që ka të bëjë me shkurtime buxhetore, presidenti amerikan, Barack Obama, i bëri presion Kongresit që të punojë me të në arritjen e një kompromisi për të ndalur krizën fiskale, që, sipas tij, ka “nisur të shkaktojë dhimbje” në komunitetet në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Këto shkurtime nuk janë të zgjuara”, thaObama në adresimin e tij të përjavshëm në radio dhe internet.

“Ato do të dëmtojnë ekonominë tonë dhe të na kushtojnë me vende pune. Kongresi mund t’i ndalojë ato në çdo kohë, sa më shpejt që të dy palët të jenë të gatshme për
kompromis“,
u shpreh Obama.

Obama dhe një grup dypartiak i kongresit nuk arritën të premten që të
shmangin reduktimet e thella të shpenzimeve të njohura si “sekuestrim”, që
filluan automatikisht gjatë natës.

Nëse urdhri mbetet në vend, agjencitë qeveritare duhet të kursejnë 85 miliardë dollarë nga buxhetet e tyre, që nga e shtuna e deri më 1 tetor.

Presidenti amerikan nënshkroi një ditë më parë urdhrin për zbatimin e shkurtimeve automatike në vlerë prej 85 miliardë dollarësh.

Obama kundërshtoi shkurtimet dhe iu kërkoi demokratëve dhe republikanëve që të gjejnë një kompromis, por meqë afati për urdhërimin e shkurtimeve afrohej, në mesnatën e 1 marsit dhe nuk kishte shenja të një marrëveshjeje, ai nënshkroi urdhrin.

Shkurtimet e thella, të njohura si sekuestrim, shihen si një mjet për të kapërcyer dallimet në ballafaqimin me borxhi prej 11.7 trilionë dollarësh.

Shkurtimet janë pjesë e një ligji të miratuar dy vjet më parë, i cili kishte për qëllim të ishte aq dënues, sa që do të detyronte demokratët dhe republikanët të gjejnë një kompromis.

Shkurtimet do të aplikohen në 5 për qind nga agjencitë vendase dhe 8 për qind për Pentagonin dhe aplikohen nga 1 marsi deri më 1 tetor.

Shkurtimet me kalimin e kohës mund të shkaktojnë dëm ekonomik, humbje të vendeve të punës dhe frenim të gatishmërisë ushtarake.

“Duke filluar nga kjo javë, bizneset që punojnë me ushtrinë duhet të shkurtojnë vende pune. Komunitete pranë bazave ushtarake do të marrin një goditje të rëndë. Qindra e mijëra amerikanë, të cilët i shërbejnë vendit të tyre, agjentët e patrullës kufitare, agjentët e FBI-së, civilët që punojnë për Departamentin e mbrojtjes, do të shohin se si iu shkurtohen pagat dhe iu reduktohen orët”,
u shpreh Obama.(a.isufi)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG