Ndërlidhjet

Protestë e përleshje në Shkup


Protestë e dhunshme në Shkup
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:25 0:00

Protestë e dhunshme në Shkup

Situata në teren duket se po shkon drejt qetësimit, pas konfrontimit për dy orë e gjysmë ndërmjet protestuesve shqiptarë dhe forcave policore. Protestuesit janë tërhequr tërësisht, ndërkohë forcat e rendit vazhdojnë të qëndrojnë në rrugët e kryeqendrës.

Përpara stacionit policor, në afërsi të urës së Bit Pazarit është vënë nën kontroll zjarri nga autobusi i cili tërësisht është djegur.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka disa të arrestuar, por pa e përcaktuar me saktësi numrin. Kjo ministri njëherësh thekson se dhjetëra policë të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, por me më shumë detaje do të dalë gjatë ditës së nesërme.

Zëdhënësi i dikasterit të Policisë, ka theksuar se forcat e sigurisë për të mbajtur nën kontroll situatën, do të qëndrojnë në terren gjatë tërë natës.

Ndryshe, në rrugët e lagjeve Seravë dhe Gazi Babë, mund të vërehen qytetarë të shumtë, gra dhe persona në moshë të shtyrë, duke marrë ndihmë nga banorët.

Gazi lotsjellës që është hedhur në masë të madhe nga Policia, ka depërtuar në shtëpitë e vendbanimeve shqiptare, që ndodhen fare afër “zonës” së konfrontimit, gjegjësisht në lagjet Seravë dhe Gazi Babë ku disa dhjetëra qytetarë më të moshuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e djegies së syve dhe problemeve me frymëmarrjen.


Zhvilimet gjatë ditës

Disa mijëra shqiptarë kanë dalë të shtunën për të protestuar kundër dhunës që është ushtruar të premten ndaj fëmijëve shqiptarë, pas protestës së organizuar gjatë ditës së djeshme nga ish-forcat e sigurisë maqedonase “Dinjiteti”.

Protesta që është organizuar nëpërmjet rrjeteve sociale, ka nisur në mesditë nga Çairi i Shkupit, duke kaluar nëpër Bit Pazar për të vazhduar para Qeverisë së Maqedonisë.

Por, një pjesë e protestuesve tentoi të dalë nga kolona dhe të nisej drejt sheshit të Shkupit, me ç’rast është përleshur me forcat policore.

Protesta doli jashtë kontrollit kur një pjesë e protestuesve kanë vazhduar të dhunojnë objektet përgjatë rrugës, në mesin e të cilave edhe ato të projektit “Shkupi 2014”.

Pas kësaj forcat policore kanë shtuar radhët dhe në përforcim kanë mbërritur edhe autoblinda, të cilët kanë përdorur dhe gaz lotsjellës dhe bomba tymi për të shpërndarë protestuesit, që demolonin disa makina në Çarshinë e Shkupit.

Jozyrtarisht mësohet se policia ka arrestuar tre protestues, ndërkohë që disa pjesëtarë të sigurisë kanë kërkuar dhe ndihmë mjekësore.

Incidenti, përleshja mes protestuesve dhe forcave policore, ende është duke vazhduar në lagjen e Bitpazarit.

Ndryshe Hazret Jakupi, një nga protestuesit ka deklaruar se protesta nuk është e drejtuar kundër askujt, por shpreh dhimbjen dhe indinjatën për rrahjen e fëmijëve shqiptarë.

“Ne nuk duam incidente, duam paqe. Mjaft ishte rrahja e fëmijëve shqiptarë”, ka deklaruar Jakupi.

Ndërsa, Vullnet Veliu ka thënë se duhet t`u vijë turp politikë-bërsve që nuk janë sot me popullin, por atë e lënë të pambrojtur.

Motrat, vëllezërit, tonë i tërheqin zvarrë, çfarë sigurie është kjo, nuk e di se deri kur do të shkojë kjo kështu?! Politikanët tonë i mbajnë kolltukët, ku janë sot? Pse nuk janë sot me ne bashkë, a janë të interesuar ata vetëm për vota, turp të gjithëve”, ka thënë Veliu.

Edhe babai i Blinit, 13 vjeç, që dje ishte rrahur nga huliganët maqedonas, tha:

Çdo ditë na rrahin, maltretojn,ë na shajnë, mbysin dhe askush asgjë nuk ndërmerr. Ne fëmijët tanë i dërgojmë në shkollë dhe nuk e dimë se si do të na kthehen. Kjo s’është as hera e parë, por siç duket nuk do të jetë as edhe fundit që na ndodhin këso gjërash”.

Paralelisht partia e udhëhequr nga kryetari i partisë Dinjiteti, që përfshin ish-forcat e sigurisë maqedonase ka protestuar kundër emërimit të Talat Xhaferit, për ministër të Mbrojtjes, me ç’rast fillon dhe mbledhja e nënshkrimeve për organizimin e referendumit për ndërrimin e Talat Xhaferit, nga funksioni i ministrit të Mbrojtjes.

Tensionet në Shkup
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:46 0:00
XS
SM
MD
LG