Ndërlidhjet

Kerry takon liderët egjiptianë


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry arriti në Kajro të shtunën për bisedime me udhëheqësit e Egjiptit dhe opozitës, derisa vendi është kapluar nga trazirat politike dhe kriza rrënuese ekonomike.

Kerry, i cili arriti nga Turqia, do të zhvillojë bisedime me presidentin islamik Mohamed Morsi, si dhe partitë politike, liderët e biznesit dhe grupet e shoqërisë civile gjatë vizitës dy-ditëshe të tij.

Por, dy disidentët kryesorë, Mohamed ElBaradei dhe Hamdeen Sabahi, thanë se nuk do të kenë takim me Kerry-n, pas thirrjes së Uashingtonit që ta rishqyrtojnë një bojkot të muajit të ardhshëm të zgjedhjeve parlamentare.

Kerry megjithatë do të zhvillojë bisedime me ish-shefin e Ligës Arabe, Amr Mussa, një tjetër udhëheqës i opozitës.
XS
SM
MD
LG