Ndërlidhjet

Sërish protesta të opozitës armene


Armeni..

Armeni..

Mbështetësit e kandidatit të mposhtur armen presidencial Raffi Hovannisian janë mbledhur në Jerevan, për ta shpallur atë fitues të zgjedhjeve të 18 shkurtit.

Hovannisian, një ish ministër i jashtëm dhe udhëheqësi i partisë “Trashëgimia” ka mbajtur tubime në Jerevan dhe qytetet rajonale gjatë javëve të fundit, derisa po përpiqet që të mbledhë mbështetje të akuzave të tij se presidenti në detyrë Serzh Sarkisian i fitoi zgjedhjet me anë të mashtrimit.

Sipas rezultateve zyrtare, Sarkisian fitoi me mbi 58 për qind të votave, ndërsa Hovannisian renditet i dyti me rreth 37 për qind.

Kampi i Hovannisianit ka njoftuar për një sërë shkeljesh zgjedhore.

Uashingtoni ka thënë se është i shqetësuar për "shkelje serioze" në procesin zgjedhor në Armeni, ku në vitin 2008 u vranë 10 njerëz në përleshjet e zgjedhjeve që sollën në pushtet Sarkisianin.
XS
SM
MD
LG