Ndërlidhjet

Ushtarët sirianë shërohen në Irak


Forcat qeveritare siriane

Forcat qeveritare siriane

Katër ushtarë të plagosur sirianë janë duke u trajtuar në një spital të Irakut verior pas përleshjeve me kryengritësit në kufi me Irakun, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut.

“Katër ushtarë të plagosur sirianë u zhvendosën në Spitalin Rabia, i cili është afër kufirit”, i ka thënë AFP-së, Mohammed al-Askari.

Bagdadi në mënyrë të vazhdueshme ka tentuar që të shmangë thirrjen për largim të presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili është mbyllur në një luftë të përgjakshme civile me rebelët kundër regjimit të tij, dhe në vend të kësaj ka kërkuar fundin e dhunës nga të gjitha palët.

Por, zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur qeverisë irakiane që të ndalojë fluturimet iraniane nëpërmjet hapësirës ajrore të Irakut, të cilët ata thonë po i dërgojnë armë forcave të Assadit.
XS
SM
MD
LG