Ndërlidhjet

Kurdët lirojnë zyrtarët turq?


Hapësirat e banuara me kurdë...

Hapësirat e banuara me kurdë...

Partia e paligjshme e Punëtorëve e Kurdistanit (PKK) mund të lëshojë zyrtarët turq që po i mban peng, brenda 10 ditëve si pjesë e një shtytjeje të përtërirë të paqes me Turqinë, ka thënë një anëtar i lartë i partisë pro-kurde.

"Unë shpresoj se zyrtarët shtetërorë të mbajtur nga PKK do të shkojnë te familjet e tyre brenda një jave ose 10 ditësh”, është shprehur Gulten Kisanak nga partia për Paqe dhe Demokraci.

Agjencia e inteligjencës e Turqisë ka rifilluar negociatat me udhëheqësin e burgosur kurd Abdullah Ocalan në fund të vitit të kaluar me një qëllim përfundimtar që të mbarojë dhuna gati tre dekadëshe e cila ka marrë mbi 40 mijë jetë, kryesish kurdë.

Ocalan po vuan dënimin e përjetshëm në një burg në një ishull të Stambollit, ku vizitorët lejohen shumë rrallë dhe vetëm nën mbikëqyrjen e agjentëve turq.

Grupi rebel kurd, që cilësohet nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimore, si grup terrorsit, pritet të deklarojë një armëpushim më 21 mars, ditën e vitit ët ri kurd dhe të ulë armët në muajin gusht.
XS
SM
MD
LG