Ndërlidhjet

Ushtria e Çadit vrau liderin e lartë të Al Qaeda-s


Foto nga një video e Mokhtar Belmokhtar-it
Foto nga një video e Mokhtar Belmokhtar-it
Ushtria në Çad ka njoftuar se e ka vrarë një udhëheqës të lartë të Al-Qaedës, Mokhatar Belmokhtarin, në veri të Malit.

Belmokhtar mori përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm në një fabrikë gazi në Algjeri, në muajin janar.

Më shumë se 60 njerëz u vranë nga konflikti katërditësh, përfshirë edhe shumë punëtorë të huaj në fabrikë.

Ushtria e Çadit tha se Belmokhtar u vra të shtunën, pasi forcat çadiane sulmuan një bazë “terroriste”, duke vrarë disa terroristë të supozuar, në mesin e tyre Belmokhtarin.

Të premten, zyrtarët çadianë pohuan se e kanë vrarë militantin Abou Zaidin në një tjetër sulm.

Zyrtarët ushtarakë francezë nuk kanë konfirmuar ende vdekjen e asnjërit.
XS
SM
MD
LG