Ndërlidhjet

Assad e quan Britaninë "fuqi të cekët"


Bashar al Assad

Bashar al Assad

Presidenti sirian Bashar al-Assad e ka quajtur përfshirjen e Britanisë në krizën siriane si naive dhe jo realiste.

Në një intervistë televizive për gazetën Sunday Times, Assad veçoi Britaninë si një fuqi të “cekët dhe të papjekur”.

Britania, së bashku me shumicën e Evropës Perëndimore, Shtetet e Bashkuara dhe disa shtetet arabe, e kanë mbështetur opozitën e Sirisë në refuzimin që Assad të ketë ndonjë rol në qeverinë e ardhshme siriane.

Britania është duke shtyrë përpara heqjen e një ndalimi evropian për furnizimin me armë të kryengritësve sirianë, por, në muajin e kaluar Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën leje vetëm për pajisjet “jo-vdekjeprurëse” dhe “asistencën teknike” për opozitën.
XS
SM
MD
LG