Ndërlidhjet

Shpëtohen 900 qen në Kinë


Pekin, foto ilustruese

Pekin, foto ilustruese

Aktivistët në Kinë thonë se i kanë shpëtuar rreth 900 qen, që po transportoheshin me një kamion.

Aktivistët thanë se policia e kishte ndalur kamionin në një autostradë në qytetin Chongqing pas marrjes së një thirrje për një automjet të dyshimtë.

Aktivistët thanë se të shtunën pasdite vullnetarë nga një qendër e afërt e kafshëve dhe dashamirësit e kafshëve të tjera, që kishin parë komentet në mediat sociale kishin mbërritur te kamioni, në mënyrë që të ndihmonin qentë.

Raportet thanë se tre persona u plagosën në përleshjet me shitësit e dyshuar të qenve.

Aktivistët thonë se kamioni ishte në rrugë për në provincën Guangdong të Kinës jugore, ku mishi i qenit shërbehet shpesh në restorante.
XS
SM
MD
LG