Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Uebfaqe kundër dhunës ndaj femrave


Nju Delhi, ilustrim

Nju Delhi, ilustrim

Një ekip i femrave që merren me biznes në Indi ka krijuar një faqe interneti, që lejon gratë të përdorin smartphon-ët e tyre për të raportuar incidentet e ngacmimeve dhe abuzimit.

Faqja Safecity.in thekson lagjet potencialisht të rrezikshme përmes një harte në internet dhe gjurmon incidentet e përdhunimit ose abuzimit duke përcjellë raportimet përmes telefonave të tyre.

Faqja e internetit gjithashtu ofron një aplikacion të telefonëve celularë, që iu mundëson grave që të thërrasin ndihmë emergjente dhe iu mundëson miqve dhe anëtarëve të familjes të kuptojnë se ku është lokacioni i saj.

Elsa D'Silva, një nga themeluesit e Safecity, tha se mediat sociale sigurojnë një rrugëdalje të sigurt për gratë ndiane, të cilat ende hezitojnë të kërkojnë ndihmë në polici.

Nisma vjen tre muaj pasi një studente e mjekësisë e Nju Delhit vdiq si rezultat i lëndimeve të pësuara nga përdhunimi brutal nga një bandë.
XS
SM
MD
LG