Ndërlidhjet

logo-print

Luftime dhe dhjetëra të vrarë në Mali


Trupa franceze në Mali

Trupa franceze në Mali

Agjencia franceze e lajmeve AFP citon burimet ushtarake në Mali të kenë thënë se të paktën 50 kryengritës të lidhur me Al-Qaedan, janë vrarë në ditët e fundit në përleshjet me trupat franceze dhe maliane në veri të vendit.

Burimi tha se luftime kanë vazhduar të dielën, por se situata mbetet “nën kontroll”.

Të dielën, gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes e Francës, tha se një ushtar parashutist është ushtari i tretë francez i vrarë, që kur Parisi vendosi dislokimin e trupave në këtë shtet afrikan në muajin janar për të luftuar një kryengritjen islamike.
XS
SM
MD
LG