Ndërlidhjet

KNS: Data, çmim tepër i lartë për Beogradin


Mitrovice...
Mitrovice...
Për serbët dhe Këshillin Nacional Serb për veriun e Kosovës e vetmja gjë e pranueshme është që të konfirmojë se marrja e datës për bisedime është çmim tepër i lartë për Beogradin.

“Vetëm ky opsion, që këtyre ditëve nga zyrtarët serbë, edhe po paralajmërohet me deklaratat si ‘nuk është fundi i botës nëse nuk e marrim datën për fillimin e negociatave me BE-në’, mund të sjellë sukses në luftën e shtetit serb në ruajtjen e Kosovës në përbërjen e saj dhe të pranisë institucionale të saj atje”, thuhet në njoftimin e KNS-së.

Ky këshill ka reaguar kështu ndaj disa shkrimeve në mediat serbe se ekzistojnë tre skenarë mi vazhimin e dialogut me Kosovën.

Opsionet janë që: 1) deri në fund të insistohet në formimin e bashkësisë së komunave serbe me të gjitha përgjegjësitë; 2) nëse kjo nuk ka sukses, të niset me përmbushjen e kushteve të vëna nga BE-ja në dhjetor dhe 3) që koalicioni qeverisës të konfirmojë se data e bisedimeve është çmim tepër i lartë nga ajo që i kërkohet Beogradit.

Raundi i ardhshëm i bisedimeve mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq do të mbahet më 4 mars.
XS
SM
MD
LG