Ndërlidhjet

logo-print
Dhjetëra mijëra bullgarë kanë dalë në rrugë në protestat në të gjithë vendin duke treguar kështu se dorëheqja e qeverisë ka dështuar të qetësojë zemërimin publik rreth varfërisë dhe korrupsionit.

Mitingjet e së dielës u zhvilluan në qytette si Sofje, Plovdiv, Burgas, Blagoevgrad, Ruse dhe Sliven.

Në tubim me të madh, rreth 50 mijë njerëz dolën në rrugë në qytetin e Varnës në Detin e Zi.

Kryeministri Bojko Borisov u largua së bashku me qeverinë e qendrës së djathtë e tij më 27 shkurt, pas dy javëve të protestave.

Ai qëndron në detyrë derisa të caktohet një qeveri e përkohshme. Zgjedhjet janë caktuar për 12 maj.
XS
SM
MD
LG