Ndërlidhjet

logo-print

UGK dënon kërcënimin maqedonas ndaj gazetarëve kosovarë


Shkup, 2 mars

Shkup, 2 mars

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër kërcënimin dhe pengimin në punë që i është bërë ekipit të televizionit “Klan Kosova”, gjegjësisht gazetarit z. Kushtrim Sadiku dhe kameramanit z. Arben Restelica, sot nga ana e Policisë e Maqedonisë në qytetin e Shkupit.

"UGK ka kontaktuar më gazetarin e këtij televizioni z. Kushtrim Sadiku, i cili ka shprehur shqetësimin e tij, duke treguar se është penguar dhe maltretuar nga Policia maqedonase pa asnjë arsye, duke u ofenduar edhe me një fjalor banal nga ana e tyre", thuhet në njoftim.

UGK konsideron se "maltretimi i ekipit të televizionit “Klan Kosova”, dhe sjellja ndaj tyre është e barabartë me sjelljen ndaj terroristëve e jo ndaj gazetarëve".

Po ashtu, thuhet në deklaratë, ky gjest i policisë maqedonase është në kundërshtim me gjitha të drejtat fundamentale të gazetarëve dhe gjitha të drejtat ndërkombëtarë të lirisë së shprehjes dhe medieve.

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të Republikës së Maqedonisë që sa më parë të ndërmarrë masa ndaj pjesëtarëve të saj të policisë të cilët penguan dhe kërcënuan gazetarët e cekur me lart në realizimin e punës së tyre.
XS
SM
MD
LG