Ndërlidhjet

Tërmet në Kinë


Kinë, foto nga arkivi
Kinë, foto nga arkivi
Një tërmet prej 5.5 shkallë të Rihterit e ka goditur Kinën jugperëndimore, duke shkaktuar shkatërrimin e qindra shtëpive dhe lëndimin e të paktën 30 njerëzve.

Raportet e medias shtetërore thonë se tërmeti e goditi një zonë rurale në provincën e Yunnanit të dielën pasdite, duke bërë rrafsh me tokë rreth 700 shtëpi dhe duke dëmtuar më shumë se 2 mijë e 500 të tjera.

Nuk ka pasur njoftime të menjëhershme për viktima.
XS
SM
MD
LG