Ndërlidhjet

Sulm në Pakistan, 7 të vrarë


Pakistan, foto nga arkivi....

Pakistan, foto nga arkivi....

Policia në Pakistan tha se një bombë ka vrarë të paktën shtatë njerëz në një lagje të dominuar nga myslimanët shiitë në qytetin port Karaçi.

Bomba shpërtheu jashtë një xhamie shiite derisa njerëzit po largoheshin nga ndërtesa pas lutjeve të mbrëmjes.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë menjëherë.

Raportet fillestare thanë se bomba ishte bashkangjitur më një motor.

Por, hetimet thonë se eksploziv shtesë mund të ketë jetë vendosur në zonë, duke ua vënë zjarrin disa ndërtesave afër.

Zyrtarët e spitalit në Karaçi konfirmuan vdekjen e shtatë personave, duke thënë se së paku 19 të tjerë janë duke u trajtuar për lëndime.
XS
SM
MD
LG