Ndërlidhjet

Kerry kërkon më shumë punë nga Morsi


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka thënë presidentit egjiptian Mohamed Morsi se duhet të punojë më shumë për të kapërcyer hendekun politik në vendin e tij.

Kerry të dielën u zotua gjithashtu për një ndihmë fillestare të SHBA-së, prej 250 milionë dollarësh për Egjiptin.

Në deklaratën e lëshuar pas bisedimeve të tij me Morsin, Kerry tha se “është e qartë se punë më e vështirë dhe kompromis” duhet për “rivendosur unitetin, stabilitetin politik, ekonominë e shëndetshme në Egjipt”.

Komentet erdhën derisa Kerry përfundoi vizitën dyditëshe në Egjipt me atë që u përshkrua si një takim i “sinqertë” me Morsin.
XS
SM
MD
LG