Ndërlidhjet

logo-print

Kim dëshiron të komunikojë me Obamën


Kim Jong-un dhe Denis Rodman

Kim Jong-un dhe Denis Rodman

Ish-ylli i basketbollit të NBA-së, Dennis Rodman thotë se gjatë vizitës së tij të fundit në Phenian, ka marrë një mesazh nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un për presidentin amerikan Barak Obama.

Rodman tha të dielën, pas takimit të tij me Kim-in se, lideri i Koresë së Veriut kishte kërkuar nga basketbollisti që t’i kërkojë Obamës që ta thërras atë telefon.

Rodman e ka publikuar këtë lajm në programin "This Week" të televizionit ABC, pak ditë pas takimit të tij me Kim-in në Phenian.

Ish ylli i Chicago Bulls tha se, i është kërkuar nga lideri koreano-verior që ta dërgojë këtë mesazh tek Obama, pasi që ai nuk dëshiron të hyjë në luftë vetëm për shkak të programit bërthamor të vendit të tij.

Qeveria amerikane e ka mohuar çdo lidhje me udhëtimin e Rodmanit në këtë shtet, i cili ka qenë një udhëtim pune, për të xhiruar një film dokumentar lidhur me basketbollin në Korenë e Veriut.
XS
SM
MD
LG