Ndërlidhjet

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Irani është duke përdorur bisedimet bërthamore me fuqitë botërore për të "blerë kohë", për të punuar në ndërtimin e një bombe bërthamore.

Vërejtjet e së dielës të Netanyahut vijnë pas bisedimeve të fundit në Kazakistan në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore që përfunduan pa ndonjë rrugëdalje.

Ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak, në një fjalim në Uashington drejtuar Komitetit amerikano –izraelit, i përsëriti dyshimet e Netanyahut se diplomacia botërore do të mund të ndalë ambiciet bërthamore të Iranit.

Mediat iraniane kanë raportuar të dielën se vendi kishte ndërtuar rreth 3000 centrifuga për pasurimin e ri të avancuar të uraniumit, një zhvillim që mund të përshpejtojë projektin bërthamor.

Bllokadat ndërkombëtare dhe ndryshimet e afateve kohore pritet të dominojnë vizitën e presidentit amerikan Barak Obama në Izrael në fund të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG