Ndërlidhjet

logo-print

Vdesin 12 nxënës nga një aksident në Indi


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Nga përplasja e një autobusi të shkollës në pjesën veriore të Indi-së me një kamion i cili qe i ngarkuar, janë vrarë 12 fëmijë dhe shoferi tyre.

Policia thotë se përplasja ka ndodhur gjatë kohës kur autobusi me fëmijë ishte në rrugën e tyre për në shkollë në periferi të Jalandharit, rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetit indian, Nju Delhi.

Policia tha se shtatë fëmijët dhe shoferi i autobusit kanë vdekur në vend, ndërsa pesë fëmijët tjerë i janë nënshtruar lëndimeve të tyre në një spital.

Autoritetet policore janë vënë në kërkim të shoferit të kamionit i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

India ka rrugët më vdekjeprurëse në botë, me më shumë se 110 mijë njerëz të vrarë për çdo vit. Shumica e aksidenteve në trafik, ndodhin si pasojë e ngasjes së pakujdeshme, rrugëve me mirëmbajtje të dobët apo dhe si pasojë e gjendjës së keqe të autom jeteve.
XS
SM
MD
LG