Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai ka kritikuar Pakistanin për mos angazhim të mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit.
Duke folur para gazetarëve në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Aders Fogh Rasmussen të hënën, Karzai tha se Paksitani nuk “ka ndërmarr hapa të nevojshëm” të ndihmojë fqiun e tij Afganistanin të gjejë një zgjidhje paqësore për kryengritjen talebane.
Ai tha se sulmet e përgjakshme të ndodhura kohëve të fundit ndaj komunitetit shiit në qytetet e Pakistanit në Quetta dhe Karachi, ndikojnë që situata të del jashtë kontrollit dhe se të dy shtetet tashmë “janë duke u djegur në të njejtën flakë”.
Karzai gjithashtu tha se deklaratat e klerikut kryesor të pakistanit, tregojnë që Islamabadi nuk është i sinqertë në luftën e tij kundër terrorizmit.
Javën e kaluar, Tahir Ashrafi, kreu i këshillit pakistanez të klerikëve tha se, sulmet vetëvrasëse në Afganistan janë të drejta pasi që ky shtet është pushtuar nga trupat e NATO-s.
Sot për vizitë në Afganistan po qëndron Sekretari i Përgjithshëm të NATO-së, Aders Fogh Rasmussen, i cili po takohet me zyrtarët e këtij shteti.