Ndërlidhjet

Mali: Francezët pretendojnë se e kanë vrarë një lider të al-Kaedës


Foto e Mokhtar Belmokhtar, njëri nga liderët e al-Kaedas në Afrikë që mendohet të jetë vrarë

Foto e Mokhtar Belmokhtar, njëri nga liderët e al-Kaedas në Afrikë që mendohet të jetë vrarë

Një zyrtar i lartë ushtarak i Francës thotë se është "e mundshme" që Ebu Zeid, një liderët kryesor të al-Kaedës për Afrikën e Veriut, të jetë vrarë në operacionet ushtarake nga forcat franceze dhe të Chadit kundër militantëve islamikë në veri të Malit.

Algjeriani Zeid, besohet të ketë qenë i përfshrië në rrëmbimin e disa perëndimorëve në Mali.

Në një intervistë në radion franceze të bërë të hënën, admirali francez Edouard Guillaud tha se, gjatë këtij opercioni ka mundësi të jetë vrarë edhe Mokhtar Belmoktar, një person tjetër kyç i al-Kaedës për pjesën veriore të Afrikës.

Belmoktar dyshohet se ka qenë organizatori kryesor në pengëmarrjen e të huajve në Algjeri, ku u vranë të paktën 36 persona.

Shefi ushtarak i Chad-it tha të shtunën se, trupat e tij kishin vrarë Belmoktar, por militantët në ueb-faqet xhihadiste e kanë mohuar një gjë të tillë duke thënë se Belmoktar ishte ende gjallë.
XS
SM
MD
LG