Ndërlidhjet

Kerry: "Do ti mbështesim rrebelët sirian, por jo me armë"


John Kerry gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Kuvajtit, sheikun Sabah Al-Sabah
John Kerry gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Kuvajtit, sheikun Sabah Al-Sabah
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar se Uashingtoni do të punojë për "fuqizimin" e rebelëve sirian, por se nuk do t’i armatos ata.

Pas një serie takimesh me udhëheqësit e vendeve arabe të Gjirit në ditën e hënë, Kerry dhe homologu i tij saudit, Princi Saud al-Faisal theksuan të drejtën e sirianëve për vetëmbrojtje.

Kerry tha se Uashingtoni do të punojë me miqtë e tij "për të fuqizuar opozitën siriane". Më tutje ai shtoi se opozita e moderuar duhet të sigurojë që "armët do të iu jepen atyre dhe nuk përfundojnë në duar të gabuara".

Arabia Saudite dhe monarkitë aleate të pasura me naftë të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kanë mbështetur rebelimin Sunni brenda Sirisë dhe mendohet se i kanë furnizuar kryengritësit me armë. Regjimi i Presidentit sirian Bashar al-Asad është mbështetur nga Irani.
XS
SM
MD
LG