Ndërlidhjet

Republika Çeke: Senati voton për të fajësuar Klaus-in për tradhti


Foto Arkiv
Foto Arkiv
Dhoma e lartë e Parlamentit të Republikës Çeke, ka votuar për fajësimin e presidentit në largim Vaclav Klaus, për tradhti.

Vendimi i së hënës nga Senati çek, i cili dominohet nga krahu i majtë, kundërshtarë politikë të Klaus-it, i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse Klaus ka shkelur kushtetutën duke marrë vendim për një amnesti të gjerë gjatë muajit janar.

Mocioni i fajësimit u mbështet nga 38 senatorë nga 81 sa janë gjithsej, ndërsa 30 prej tyre kanë kundërshtuar këtë veprim.

Ky votim - kryesisht shihet si një gjest simbolik, pasi që është ndërmarrë tre ditë para se Klaus të përfundojë mandatin e tij presidencial.

Në rast se Klaus shpallet fajtor, do t’i pamundësohet kandidimi për poste tjera publike dhe do të përballet me dënime financiare.
XS
SM
MD
LG