Ndërlidhjet

Thaçi më optimist pas raundit të gjashtë


Nga takimi në Bruksel, 19 shkurt, 2013
Nga takimi në Bruksel, 19 shkurt, 2013
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur takimin e sotëm me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq në Bruskel, si konstruktiv, derisa ka thënë se ka marrë pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e stukturave paralele të sigurisë në veriun e Kosovës.

“Ishte takim konstruktiv në frymën e mundësive për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme në përputhshmëri me Kushtetuten e Kosovës dhe ligjet e saj. Është bërë progres në kuptimin e asaj që të kemi rend dhe ligj edhe në veri, të kemi rend demokratik, të kemi zgjedhje të lira, zgjedhje ku vetë qytetarët mund të zgjedhin përfaqësuesit legjitimë".

"Natyrisht që është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjithmonë sipas ligjeve të Kosovës, por në asnjë rrethanë me ndonjë mandat legjislativ apo ekzekutiv, apo Ahtisaari plus përkundrazi gjithmonë gjithçka do të mbetet në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane”, u shpreh Thaçi.

Ai ka thënë se takimi i ardhshëm do të mbahet më 20 mars.

“Ka pasur një pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë si dhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës edhe në veri”, u shpreh Thaçi, i cili tha se nga sot është më optimist.

“Nga sot mund të them se jam më optimist për nomalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duke implementuar agjendën që e kemi para nesh të udhëhequr nga BE dhe të mbëshetur nga SHBA”, tha Thaçi pas takimit të gjahstë me radhë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, të ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG