Ndërlidhjet

BE: Përparim i mirë në raundin e gjashtë


Foto nga arkivi

Foto nga arkivi

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiq ka thënë se në takimin e gjashtë në mes të baroneshës Catherine Ashton me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, "është arritur përparim i mirë."

Ajo ka bërë këtë koment në rrjetin social Twitter.

Kocijançiq ka thënë gjithashtu se nga tash deri në takimin e ardhshëm më 20 mars "duhet të kryhen disa punë".

Kryeministri Thaçi ka thënë për gazetarët se është më optimist pas këitj raundi bisedimesh, derisa ka shtuar se është arritur pajtueshmëri verbale për shuarjen e strukturave paralele serbe të sigurisë në veri.
XS
SM
MD
LG