Ndërlidhjet

Asgjësohen në Kosovë rreh 9 mijë litra alkool


Ilustrim
Ilustrim
Agjencitë që veprojnë në kuadët të Menaxhimit të Integruar të Kufirit kanë bërë me dije se kanë asgjësuar sot rreth 9 mijë litra alkool, sasi kjo e ndaluar dhe e sekuestruar nga Policia dhe Doganat e Kosovës.

“E gjithë kjo sasi e alkoolit është tentuar te futet ilegalisht në territorin e Republikës se Kosovës. Asgjësimi i kësaj sasie është realizuar në depon e mbeturinave në Mitrovicë nën mbikëqyrjen e zyrtareve te agjencive në MIK”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Sasitë e alkoolit në momentin e ndalimit nuk ka poseduar dokumente përcjellëse për origjinën e tyre , certifikatën shëndetësore, importuesin e produktit dhe disa nga to nuk kanë pasur deklaracion të produktit.

“Si të tilla konsiderohen si të rrezikshme dhe nuk lejohen për futjen në treg. Alkooli si produkt i pakontrolluar mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe vdekjeprurës për njerëz. Andaj ftojmë të gjithë qytetaret që hasin ne treg produkte të dyshimta pa dokumentacion të njoftojnë organet shtetërore për siguri publike”, thuhet në njoftimin e MIK-ut.
XS
SM
MD
LG