Ndërlidhjet

logo-print

Daçiq: S'ka marrëveshje, por ka përparim


Foto nga Brukseli, 19 shkurt, 2013

Foto nga Brukseli, 19 shkurt, 2013

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se as pas takimit të sotëm me kryeministrin kosovar Hashim Thaçi në Bruksel, nuk është arritur marrëveshje për çështjet e hapura.

Ai ka thënë se ndër shumë tema që janë shqyrtuar, kryesorja ka qenë ajo për Asociacionin e komunave serbe.

Kryeministri serb ka potencuar se është arritur pajtueshmëri që ky asociacion të formohet, por ka dallime mbi përgjegjësitë që do të ketë ai.

“Serbia konsideron se ky asociacion duhet të ketë më shumë kompetenca sesa ato që është e gatshme Prishtina t’i pranojë”, tha Daçiq.

Ai e ka parë krijimin e Asociacionit të komunave serbe, edhe si një zgjidhje për zgjidhjen e problemit të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

“Ekziston mundësia për marrëveshje, natyrisht për aq sa pala tjetër të ketë para se gjithash gatishmëri politike për kompromis”, tha Daçiq, duke i quajtur bisedimet e sotme si konstruktive.

Ai tha se politikisht dallon me Thaçin, por në takim është arritur përparim në lidhje me organet e Asociacionit të Komunave Serbe.

Daçiq është optmist se në javët e ardhshme do të ketë përparim dhe kompromis eventual.
XS
SM
MD
LG