Ndërlidhjet

Forbes: Listë rekorde e miliarderëve


Logo e Forbes

Logo e Forbes

Revista Forbes ka botuar listën për vitin 2013 të njerëzve më të pasur duke shënuar një rekord miliarderësh prej 1 mijë e 426 sosh.

Vlera totale e listës është 5.4 trilionë dollarë, që është rritur nga 4.6 trilionë sa ka qenë.

Listës i janë shtuar 210 miliarderë të rinj nga 42 vende.

Gjashtëdhjetë persona kanë rënë që prej rangimit të fundit, ndërsa tetë kanë vdekur.

Numri i grave miliardere është rritur nga 104 në 138.

Pasuria e manjatit meksikan Carlos Slim është 73 miliardë dollarë, duke e bërë atë personin më të pasur në botë- pozitC kjo që e mban që nga viti 2010.

Ai pasohet nga bashkëthemeluesi i Microsoft-it Bill Gates, pasuria e të cilit ka një vlerë prej 67 miliardë dollarësh.

Pronari i Credit Bank të Moskës Roman Avdeev është renditur në vendin e njëjtë me bankierin e Arabisë Saudite Sulejman Al Rajhi, si njerëzit më të pasur me më së shumti fëmijë.

Nëntëmbëdhjetë nga 23 fëmijët e Avdeevit janë të adoptuar.
XS
SM
MD
LG