Ndërlidhjet

Varrosen viktimat e dhunës në Egjipt


Kajro, foto nga arkivi
Kajro, foto nga arkivi
Mijëra banorë të qytetit egjiptian Port Said kanë marrë pjesë në varrimin e disa personave të vrarë në përleshjet me policinë gjatë natës së kaluar.

Pesë persona, përfshirë dy policë, kanë vdekur në dhunën që shpërtheu të dielën vonë në mes të forcave të sigurisë dhe protestuesve.

Të paktën 420 njerëz u plagosën.

Të hënën, përleshjet e reja shpërthyen pranë selisë së forcave të sigurisë në Port Said, kur protestuesit hodhën koktej molotovi dhe gurë kundër policisë.

Të pranishmit në varrim i bënë thirrje presidentit islamik Muhamed Morsi që të japë dorëheqje. Policia ka reaguar me gaz lotsjellës.

Më shumë se 30 njerëz u vranë në muajin janar, kur trazirat shpërthyen në Port Said dhe qytete të tjera egjiptiane pasi një gjykatë i dënoi me vdekje 21 persona në lidhje me incidentin vdekjeprurës në një stadium futbolli në vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG