Ndërlidhjet

Vriten pesë policë në Irak


Irak...
Irak...
Raportet nga Iraku verior thonë se pesë policë janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me një makinë bombë.

Zyrtarët thanë se sulmuesi vetëvrasës shpërtheu makinën e tij të ngarkuar me eksploziv në afërsi të një postblloku policor në qytetin e Mosulit.

Të paktën tetë njerëz të tjerë gjithashtu njoftohet se janë plagosur nga sulmi, duke përfshirë edhe disa policë.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë.

Por, autoritetet kanë thënë se është shënuar një rritje e dhunës nga kryengritësit sunitë myslimanë që prej fillimit të vitit, në një përpjekje të dukshme për të minuar qeverinë e udhëhequr nga shiitët.
XS
SM
MD
LG