Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën më 22 mars


Ndërtesa e OKB-së në Nju Jork
Ndërtesa e OKB-së në Nju Jork
Këshilli i SIgurimit i OKB-së do të shqyrtojë raportin më të ri të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, mbi gjendjen në Kosovë më 22 mars, bëhet e ditur në uebfaqen e OKB-së.

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, është dashur të mbahet më 22 shkurt.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, në raportin e tij tremujor për Kosovën ka thënë se në këtë periudhë janë bërë "hapa të rëndësishëm përpara" me ngritjen në nivel politik të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG