Ndërlidhjet

Irani afër "vijës së kuqe"


Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se programi bërthamor i Iranit është afër “vijës së kuqe” kur aksioni do të jetë i nevojshëm.

Netanyahu tha se sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit deri tash nuk e kanë ndalur programin e tij bërthamor.

Ai bëri thirrje për sanksione të reja ku do të përfshihej kërcënimi me aksion ushtarak.

Netanyahu ka bërë këto komente në një konferencë të Komitetit Amerikano-Izraelit për Çështje Publike.

Nënpresidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë të hënën në konferencë se “të gjitha opsionet, duke përfshirë forcën ushtarake, janë në tryezë” në lidhje me programin bërthamor të Iranit.

Në Arabinë Saudite, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se një zgjidhje diplomatike e problemit bërthamor iranian “nuk mund të mbetet përkufizim i hapur për kohë të pacaktuar”.
XS
SM
MD
LG