Ndërlidhjet

logo-print

Chavez vuan edhe nga një infeksion respirator


Hugo Chavez me të bijat, Kubë, foto nga arkivi

Hugo Chavez me të bijat, Kubë, foto nga arkivi

Qeveria e Venezuelës tha se presidenti Hugo Chavez po vuan nga një infeksion i ri respirator.

Qeveria tha se problemet me frymëmarrje të Chavezit janë përkeqësuar dhe gjendja e liderit 58-vjeçar socialist është shumë delikate.

Chavez nuk është parë në publik e as dëgjuar që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur kreu një operacion në Havana, i katërti i tij me radhë kundër kancerit.

Chavez u kthye nga Kuba në Venezuelë dy javë më parë.

Qeveria tha se ai po qëndron në një suitë të ruajtur mirë në një spital ushtarak në Karakas.
XS
SM
MD
LG