Ndërlidhjet

logo-print

Guerilët marrin edhe një qytet sirian


Kryengritës sirianë

Kryengritës sirianë

Guerilët sirianë është raportuar se kanë shtrirë kontrollin në një qytet në verilindje të vendit.

Qyteti Raka(Raqqa) është i vendosur në lumin Eufrat.

Kryengritësit nuk pretendojnë të mbajnë ndonjë kryeqytet tjetër provincial.

Luftëtarët opozitarë thonë se forcat besnike të presidentit Bashar al-Asad ende kontrollojnë aeroportin provincial rreth 60 kilometra nga Raka.

Të hënën lufta civile shpërtheu në Irakun fqinj, ku zyrtarët kanë raportuar se persona të armatosur kanë vrarë të paktën 40 ushtarë sirianë dhe punonjës të qeverisë, derisa ata po ktheheshin në Siri, pasi që kishin ikur një javë më parë në Irak nga frika e përparimeve të kryengritësve.

Në Kombet e Bashkuara, të hënën, Izraeli paralajmëroi se nuk mund të “qëndrojë kot” derisa konflikti sirian po përhapet kah kufijtë e tij.

Ambasadori i Izraelit në OKB është ankuar në Këshillin e Sigurimit në lidhje me predhat që po bien në territorin izraelit nga Siria.
XS
SM
MD
LG