Ndërlidhjet

Kina premton stabilitet e 7.5 % rritje ekonomike


Pekin, foto nga arkivi

Pekin, foto nga arkivi

Kina do të synojë qëndrueshmëri dhe një rritje ekonomike prej 7.5 për qind në këtë vit.

Kryeministri në largim, Wen Jiabao ka paraqitur objektivat e qeverisë në hapje të parlamentit vjetor, Kongresit Kombëtar Popullor.

Wen iu tha rreth 3 mijë delegatëve se qeveria nuk do ta ndjekë rritjen ekonomike me çdo kusht dhe në vend të kësaj do të fokusohet në programet sociale dhe në luftimin e problemeve si korrupsionin dhe ndotjen e mjedisit.

Megjithatë, qeveria njoftoi se shpenzimet ushtarake do të rriten për 10.7 për qind këtë vit duke shkuar në 740 miliardë juan (119 miliardë dollarë), një rënie e lehtë nga viti i kaluar.

Seanca do të përfundojë trancizionin e udhëheqjes një-dekadëshe, që ka nisur me kongresin e Partisë Komuniste në nëntor, kur u emërua Xi Jinping Xi si kryetar partie.

Xi zyrtarisht do të emërohet president, duke zëvendësuar kështu Hu Jintaon, gjatë seancës 13-ditore.
XS
SM
MD
LG