Ndërlidhjet

SHBA kërkon ndalesë për diplomatët e dehur


Këshilli i Sigurimit i OKB-së, foto nga arkivi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, foto nga arkivi
Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje që të ndalojnë diplomatët e dehur në debatet buxhetore në Kombet e Bashkuara.

Joseph Torsella, zëvendësambasador amerikan në Kombet e Bashkuara për menaxhim dhe reforma, bëri thirrje për një “zonë të lirë nga dehja.”

Një votim vjetor i komisionit të buxhetit për çështjet buxhetore pritet të ndodhë në kohën e Krishtlindjeve në fund të dhjetorit.

Debatet bëhen shpesh seanca të nxehta maratonike që vazhdojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.

Diplomatët që kanë marrë pjesë thonë se nuk është e pazakontë që të shihen delegatët, të cilët shfaqin shenja të dukshme se kanë pirë shumë alkool.

Torsella bëri thirrje për më shumë disiplinë nga 193 shtetet e Kombeve të Bashkuara kur të diskutojnë çështjet buxhetore të OKB-së, të cilat janë shpesh përçarëse mes shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
XS
SM
MD
LG