Ndërlidhjet

logo-print

Kosova shënon ditët e “Epopesë së UÇK-së”


Prekaz, 15 shkurt, 2013

Prekaz, 15 shkurt, 2013

Në Kosovë ka filluar shënimi i “Epopesë së UÇK-së”, në shenjë kujtimi për rënien e Adem Jasharit, i shpallur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së” është një organizim gjithëpopullor që zhvillohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.

Para 15 viteve, Adem Jashari dhe familja e tij ishin rrethuar nga forca të shumta policore serbe.

Si pasojë, komandanti Jashari bashkë me 54 familjarë, përfshi edhe gra e fëmijë, kishin mbetur të vrarë.

Qeveria e Kosovës ka publikuar tashmë agjendën e tri ditëve të manifestimit. Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjell me programin kulturor dhe artistik.

Në kuadër të Manifestimit do të mbahet një turne ndërkombëtar në Fut-sall prej datës 2 gjerë më 5 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Finalja e turneut do të mbahet më 5 mars, në ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Më 6 mars do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

Kurse në ora 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Ndërkaq në ditën e tretë, më 7 mars, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku do të ndizen flakadanë të zjarreve dhe do të përcillen me një program kulturor-artistik.
XS
SM
MD
LG