Ndërlidhjet

Rreth 15 militantë janë vrarë gjatë natës në luftimet e rënda me forcat franceze dhe çadiane në verilindje të Malit, ka thënë ministri frnacez i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian.

Ministria tha se dhjetëra islamistë kanë vdekur në këtë zonë në ditët e fundit.

Të shtunën ka vdekur ushtari i tretë francez në konflikt.

Forcat e udhëhequra nga Franca kanë nisur një operacion ushtarak në Mali në mesin e muajit janar, për të kërkuar largimin e islamistëve radikalë, të cilët kontrollonin pjesën veriore të vendit për më shumë se një vit.

Ofensiva shumë shpejt i ka çrrënjosur luftëtarët islamistë nga qytetet kryesore dhe tash luftimet janë koncentruar në terrenet malore ne verilindje.
XS
SM
MD
LG