Ndërlidhjet

logo-print

Rusia sinjalizon sanksione për Korenë Veriore


Kore Veriore

Kore Veriore

Rusia është e gatshme të mbështesë një rezolutë që parasheh sanksione kundër Koresë Veriore për shkak të provës bërthamore që kreu në muajin shkurt, citon Interfax autorittetet ruse.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së planifikon të mblidhet të martën për konsultime me dyer të mbyllura mbi Korenë e Veriut.

Diplomatët thonë se Shtetet e Bashkuara do të qarkullojnë një rezolutë të re me sanksione për të ndëshkuar Korenë e Veriut lidhur me provën e saj të fundit bërthamore.

Diplomatët thanë se Uashingtoni ka arritur marrëveshje me Pekinin në lidhje me tekstin e rezolutës.

Uashingtoni dhe Pekini, aleati më i ngushtë i Phenianit, kanë negociuar tekstin për tri javë.

Të gjithë 15 anëtarët e këshillit kanë miratuar një deklaratë që dënon provën bërthamore dhe janë zotuar se do të ndërmarrin veprime të mëtejshme disa orë pasi që Koreja e Veriut kreu provën e tretë atomike më 12 shkurt .
XS
SM
MD
LG