Ndërlidhjet

Gjeorgji: Shkarkohet kreu i Transmetuesit Publik


Georgia -- Logo, Georgian Public Broadcaster (GPB), undated
Georgia -- Logo, Georgian Public Broadcaster (GPB), undated
Këshilli Mbikëqyrës i Gjeorgjisë ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të Transmetuesit Publik GPB, Giorgi Baratashvili.

Kreu i këtij këshilli tha se vendimi është marrë për të shmangur ndërhyrjen politike në politkën editoriale të GPB-së.

Baratashvili, që aktualisht gjendet në një udhëtim binzesor në Mal të Zi, tha se është shokuar nga lajmi që e ka mësuar nga miqtë e itj.

Baratashvili është emëruar në këtë post dy muaj më parë.

Shkarkimi i tij vjen pasi që të premten shkarkoi drejtuesen e Shërbimit Informativ të GPB-së, Khatuna Berdzenishvili.

Berdzenishvili pretendon se ajo është shkarkuar pasi që ka refuzuar të ndjekë kërkesat e Baratashvilit për të “shfaqur vetëm anët pozitive të të gjitha konfrencave për gazetarë të kryeministrit Bidzina Ivanishvili.”

Sipas Berdzenishvilit, Baratashvili i ka ofruar asaj para dhe poste tjera pasi ka refuzuar të ndjekë instruksionet e tij.
XS
SM
MD
LG