Ndërlidhjet

logo-print

Rusia akuzon partnerin britanik të Magnitskyt


Shefi ekzekutiv i Hermitage Capital Management, Bill Browder

Shefi ekzekutiv i Hermitage Capital Management, Bill Browder

Autoritetet ruse thonë se janë duke përgatitur ngritjen e akuzave penale kundër shefit ekzekutiv të Hermitage Capital Management, Bill Browder për siç thuhet blerjen e paligjshme të aksioneve në vlerë prej 3 miliardë dollarësh në Gazprom para vitit 2005.

Ministria e Brendshme tha se ka prova të mjaftueshme për të ngarkuar Browder-in, një shtetas britanik.

Raportet thonë se hetuesit besojnë se Hermitage Capital ka blerë aksione në gjigandin rus të gazit të kontrolluar nga shteti përmes skemave tatimore të paligjshme.

Prokurorët rusë kanë akuzuar tashmë Browder-in dhe partneri i tij, Sergei Magnitsky për evazion fiskal.

Të hënën, një gjykatë në Moskë njoftoi se do të fillojë procesi gjyqësor pas vdekjes së Magnitskit më 11 mars.

Magnitsky vdiq në burg në vitin 2009, pasi akuzoi zyrtarët qeveritarë për korrupsion.

Browder ka bërë fushatë për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për vdekjen e Magnitskyt.
XS
SM
MD
LG