Ndërlidhjet

Kerry diskuton krizën në Lindjen e Mesme


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry në fund të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ka paraqitur sfidat me të cilat përballet sot globi dhe kjo pjesë, e cila u përfshi nga revolucionet që njihen si Pranvera Arabe.

Ai ka thënë se edhe më tej në rajon vërehet tenisoni, derisa në Siri po avzhdon tashmë konflikti dyvjeçar mes forcave të presidentit Bashar al Assad dhe kryengritësve që kërkojnë rrëzimin e tij.

“Ne jemi të zënë duke menduar rreth strategjisë sonë në lidhje më gjithë këtë. E shihni Egjiptin dhe shihni një vend në trancizion. E shihni Sirinë dhe e shihni se çfarë ndodh kur një udhëheqës nuk do ta përqafojë të ardhmen, dhe nuk i kupton mundësinë e përmbushjes së nevojave të popullit. E shihni sfidën që kemi me Iranin në lidhje me armët bërthamore. Gjëja e fundit që ne kemi nevojë janë armët bërthamore në botë, në një kohë kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë duke punuar për të reduktuar numrin e armëve për ta bërë botën më të sigurt”, u shpreh Kerry gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
XS
SM
MD
LG