Ndërlidhjet

Koreja Veriore kërcënon


Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un
Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të heqë armëpushimin e nënshkruar në vitin 1953 për t'i dhënë fund Luftës së Koresë, nëse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara i vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake vjetore.

Kërcënimi i së martës vjen derisa Koreja e Veriut përballet me sanksione shtesë ndërkombëtare mbi provën e tretë bërthamore të kryer në muajin e kaluar.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së planifikon të mblidhet të martën për konsultime me dyer të mbyllura mbi Korenë e Veriut.

Diplomatët thonë se Shtetet e Bashkuara do të qarkullojnë një rezolutë të re me sanksione për të ndëshkuar Korenë e Veriut lidhur me provën e saj të fundit bërthamore.

Diplomatët thanë se Uashingtoni ka arritur marrëveshje me Pekinin në lidhje me tekstin e rezolutës.

Uashingtoni dhe Pekini, aleati më i ngushtë i Phenianit, kanë negociuar tekstin për tri javë.

Të gjithë 15 anëtarët e këshillit kanë miratuar një deklaratë që dënon provën bërthamore dhe janë zotuar se do të ndërmarrin veprime të mëtejshme disa orë pasi që Koreja e Veriut kreu provën e tretë atomike më 12 shkurt .
XS
SM
MD
LG